Konfirmohet biseda e sotme për Kosovën mes Vuçiqit dhe Putinit

Konfirmohet biseda e sotme për Kosovën mes Vuçiqit dhe Putinit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë zhvilluar një bisedë telefonike edhe sot të mërkurën lidhur me situatën në Kosovë, raporton Insajderi.

Biseda është konfirmuar nga televizioni serb “Prva” ku thuhet se biseda të ketë qenë lidhur me situatën në Kosovë pas arrestimit të Marko Gjuriqit nga Policia e Kosovës ditë më parë.

Televizioni serb ka njoftuar po ashtu se lidhur me këtë bisedë telefonike mes Vuçiqit dhe Putinit do të zhvillojnë një intervistë për të treguar më shumë lidhur me këtë bisedë.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Vuçiq ka biseduar edhe me ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Kyle Scott.

Gjuriq ishte arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës pas futjes në territorin e Kosovës pa pasur leje./Insajderi.com