Konfirmohet e ardhmja e Moratas

Konfirmohet e ardhmja e Moratas

Trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane nuk e ka ndërmend të lejojë largimin e Alvaro Moratas nga “Santiago Bernabeu”, pavarësisht spekulimeve që e lidhin spanjollin me një kalim në Premier League.

Morata, i cili është rikthyer në kryqytetin spanjoll pasi Real Madridi aktivizoi klauzolën për 30 milionë euro duke e rikthyer atë në Madrid nga Torino.

“Morata është lojtar i Madridit,” tha Zidane për reporterët, pas ndeshjes që “Los Blancos” e zhvilluan ndaj Chelseat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Jemi të ngazëllyer që e kemi kthyer atë”.

Morata është duke u monitoruar nga disa skuadra angleze, si Chelsea apo Arsenal. /Insajderi.com