Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në këtë komunë

Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në këtë komunë

Edhe një rast pozitiv me koronavirus është konfirmuar në komunën e Suharekës.

Kjo është konfirmuar nga vet kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se i infektuari vjen nga fshati Semetisht.

Postimi i plotë:

Edhe një rast tjetër e kemi në Komunën e Suharekës me rezultat pozitiv nga virusi Covid-19.

I infektuari është nga fshati Semetisht.

Panikë nuk duhet të ketë, mirëpo situata është serioze dhe ne duhet të respektojmë patjeter rekomandimet nga institucionet shëndetësore.

Të gjitha veprimet e nevojshme ne do t’i ndërmarrim si institucione.

Ju lutem 🙏 qëndroni në shtëpi sepse kjo nuk është lojë.

Kjo tejkalohet vetëm me ndihmën tuaj qytetarë të nderuar duke u respektuar rregullat./Insajderi.com