Konfirmohet: Ky futbollist largohet nga klubi i njohur për shkak të problemeve psikologjike

Konfirmohet: Ky futbollist largohet nga klubi i njohur për shkak të problemeve psikologjike

Klubi nga Skocia, Celtic, është përballuar me një lajm aspak të zakonshëm, raporton Insporti.com.

Trajneri i këtij ekipi, Brandan Rodgers, nuk do të mund që të llogarisë në shërbimet e sulmuesit Leigh Griffiths.

Mediat konfirmojnë se ai ka probleme psikologjike pasi që ka luajtur shumë lojëra të fatit. “Ne do t’i ofrojmë atij të gjithë ndihmën e nevojshme të ekspertëve për ta sjellë atë përsëri në vendin e duhur. Ai është një djalë i mrekullueshëm, por jeta e tij është e vështirë në këto momente. Le të mos harrojmë se është baba i pesë fëmijëve. E njoh personalisht shumë mirë dhe e di se ai ka të bëjë me probleme të caktuara kohët e fundit që nuk kanë të bëjnë fare me futbollin”, ka thënë Brandan Rodgers për mediat në Braitani.

Leigh Griffiths në 128 ndeshje me Celticun ka shënuar 75 gola.

Ai është 22-vjeçar ndërkohë që është pjesë edhe e Kombëtares së Skocisë me të cilën në 19-të ndeshje ka realizuar katër gola. /Insporti.com