Gazetën Online Insajderi.com, z" />

Vrasje në Pejë

Vrasje në Pejë

Në Komunën e Pejës ka ndodhur një vrasje rreth orës 17:00, policia ka dalur në vendin e ngjarjes.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi.com, zëdhënësi i Policisë në këtë komunë, Driton Rugova, duke thënë se kjo vrasje ka ndodhur në Pejë.

“Po vrasja ka ndodhur në Pejë”, tha ai.

Për këtë Policia Rajonale e Pejës ka lëshuar një komunikatë, në të cilën jepen më shumë detaje.

“Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com