Konfirmohet: Pas kalimit në Ligën C, Kosovës i bashkohet një futbollist i njohur

Konfirmohet: Pas kalimit në Ligën C, Kosovës i bashkohet një futbollist i njohur

Përfaqësuesja jonë është kualifikuar në fazën e play-offit të Ligës së Kombeve, ndërsa në sezonin tjetër do të luajë në Ligën C.  

Kosova e ka mposhtur me rezultat të thellë Azerbajxhanin në kuadër të Ligës së Kombeve, 4:0.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi e zbulon yllin e radhës që do ti bashkohet Kosovës. “Loret Sadiku do t’i bashkohet Kosovës. Ai po e rregullon dokumentacionin. Ka edhe lojtarë të tjerë, por Loreti do të vijë si fillim”, deklaroi Agim Ademi për SuperSport Kosova.

Sadiku luan në Turqi me Kasimpashan.

Ai edhe më herët ka qenë pjesë e Kosovës, por ndërrimi i tri Kombëtareve ka bërë që FIFA t’ia mohojë Kosovën. /Insporti.com/