Konfirmohet pjesëmarrja e Trump në takimin e sotëm Hoti – Vuçiq

Përshëndetja zyrtare e Trump me Avdullah Hotin e Aleksandër Vuçiq do të bëhet në Zyrën Ovale, më pas do të nënshkruhet marrëveshja në Dhomën Roosevelt dhe pas kësaj do të ketë takim trilateral përsëri në Zyrën Ovale.

Konfirmohet pjesëmarrja e Trump në takimin e sotëm Hoti – Vuçiq

Presidenti i Shteteve të Bashkuar, Donald Trump, do të marrë pjesë në takimin në mes të delegacionit të Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti dhe delegacionit të Serbisë të udhëhequr nga Aleksandër Vuçiq.

Kjo tashmë është konfirmuar edhe me publikimin e orarit të Trump për ditën e sotme, njofton Insajderi.

“Presidenti do të marrë pjesë në takimin trilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti”, thuhet në orarin e publikuar.

“Presidenti merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit me presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës”.

“Presidenti përshëndetë presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës”, tregon tabela me orarin zyrtar të Trump-it.

Përshëndetja zyrtare e Trump me Avdullah Hotin e Aleksandër Vuçiq do të bëhet në Zyrën Ovale, më pas do të nënshkruhet marrëveshja në Dhomën Roosevelt dhe pas kësaj do të ketë takim trilateral përsëri në Zyrën Ovale.

Përshëndetja zyrtare është paraparë të filloi në orën 11:00 me kohën lokale në Uashington, që i bie në orën 17:00 në Kosovë.