Konfirmohet rasti i dytë i koronavirusit në Republikën Serbe

“Mbrëmë kemi bërë testet e para dhe kemi konstatuar se edhe fëmija e të infektuarit nga Banja Lluka është infektuar me koronavirus”, ka deklaruar Alen Sheraniq, ministri i shëndetësisë së Republikës Serbe.

Konfirmohet rasti i dytë i koronavirusit në Republikën Serbe

Sheraniq ka thënë në konferencë për shtyp se fëmija i infektuar nga koronavirusi është nxënës i shkollës fillore “Branko Qopiq”.

“Bëhet fjalë për personin e moshës mesatare i cili është kthyer nga Italia ku ka punuar. Ai është izoluar në QKU dhe gjendja e tij është stabile. Fëmija e tij, i cili gjithashtu është infektuar me këtë virus, është nxënës i klasës së tetë të shkollës fillore “Branko Qopiq”, ka theksuar Sheraniq.

Ai ka thënë se shkalla e shërimit nga koronavirusi është shumë i madh.

Kryetari i komunës së Banja Llukës Igor Radojiçiq ka thënë se në shkollë, nxënësi i të cilës është fëmija e infektuar, do të ndërpritet mësimi deri të hënën./Insajderi.com.