Konfirmohet: Simeone qëndron tek Atletiko Madrid

Konfirmohet: Simeone qëndron tek Atletiko Madrid

Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone ka konfirmuar se ai do të qëndrojë edhe në sezonin e ardhshëm në “Vicente Calderon”.

Në përfundim të ndeshjes me Athletic Bilbaon, e cila ishte ndeshja e fundit e sezonit, lojtarët dhe stafi dolën në fushë dhe Simeone mori mikrofonin për të folur rreth të ardhmes së tij.

“Gazetarët më pyesin vazhdimisht në qoftë se do të qëndrojë dhe po, unë jam duke qëndruar këtu. Dhe e dini pse unë jam duke qëndruar? Për shkak se ky klub ka një të ardhme”, ka thënë Simeone.

Atletiko Madrid përfundoi stinorin në vendin e tretë në La Liga këtë stinor. /Insajderi.com