Konfiskohen 101 gramë drogë

Konfiskohen 101 gramë drogë

Dy persona janë arrestuar në Gjilan pasi dyshohen për posedim të substancave narkotike.

Policia në raportin ditor thotë se ka gjetur 101.2 gramë substancë narkotike të llojit heroinë.

Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e dy personave dhe gjatë kontrollit  janë gjetur dhe janë konfiskuar mjete për matjen paketimin dhe përpunimin e substancës narkotike para të gatshme 120 euro.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com