Konfiskohen kartëmonedha të falsifikuara në Ferizaj

Konfiskohen kartëmonedha të falsifikuara në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 8 kartëmonedha nga 20 € të falsifikuara, 30 fletë letër të formatit A4 ku nga secila fletë ishin dy kartëmonedha nga 20 € të gatshme për falsifikim.

Gjithashtu janë konfiskuar edhe disa pajisje të dizajnuara për falsifikim, një sëpatë, një kuletë, një celular si dhe një cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Mjetet janë gjetur në një veturë në, në qytetin e Ferizaj, e cila është konfiskua.

Lidhur me rastin nuk ka pasur të arrestuar ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Insajderi.com