Konfiskohen tre qese me substanca narkotike, arrestohet i dyshuari

Konfiskohen tre qese me substanca narkotike, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari pasi gjatë kontrollimit nga patrullat policore i janë gjetur dhe sekuestruar qese me substancë narkotike të llojit heroinë 1.31 gram, marihuanë 1.70 gram dhe kokainë 0.38 gram.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë dje rreth orëve të mbrëmjes.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.