Konfrontimi mes Cavanit dhe Neymar për penaltinë e mbrëmshme

Konfrontimi mes Cavanit dhe Neymar për penaltinë e mbrëmshme

Dy super yjet e Paris Saint-Germain Neymar dhe Edison Cavani janë përplasur sërish për shkak të një penalltie gjatë fitores 2-0 ndaj Troyes  të mërkurën.

Cavani u pengua nga mesfushori i Troyes Karim Azamoum pak përpara se të përfundonte pjesa  eparë dhe arbitri Jerome Brisard tregoi me gisht te pika e bardhë e penalltisë.

Lojtari i përfaqësueses uruguaiane donte të godiste penalltinë e fituar, por blerja rekord e parisienëve kishte një tjetër ide.

Dyshja është filmuar duke diskutuar përpara se braziliani të largohej duke i hapur rrugën Cavani-t.

Javier Pastore dhe Thiago Silva arritën të ndërhynin shpejtë, duke u siguruar që të mos ndodhte ndonjë tjetër skandal, shkruan telesport.

Kjo nuk është hera e parë që dy sulmuesit kanë mosmarrëveshje për sa i përket se kush do t’i godasë penalltitë.