Kongresi miratoi një rezolutë të rëndësishme drejt revokimit të Trump

Kongresi miratoi një rezolutë të rëndësishme drejt revokimit të Trump

Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që zyrtarisht do të lejojë që procesi i hetimit të vazhdojë si pjesë e tërheqjes së presidentit Donald Trump.

Masa e marrë nga Kongresi amerikan do të lejojë që hetimi të kalojë në sferën publike dhe se nuk bëhet fjalë për një votim për të revokuar presidentin amerikan, raporton BBC.

Rezoluta u mbështet nga 232 kongresistë, kundër ishin 196. Dy demokratë votuan kundër dhe asnjë republikan nuk e mbështeti atë.

Trump iu përgjigj vendimit të Dhomës së Përfaqësuesve, duke njoftuar në Twitter se bëhet fjalë për “gjahun më i madh të shtrigave në historinë amerikane”./Insajderi.com