Kongresistët e SHBA kërkojnë sanksione shtesë për Rusinë

Kongresistët republikanë dhe demokratë kanë kërkuar nga presidenti amerikan Donald Trump të vendosë sanksione shtesë për Rusinë për shkak të helmimit të ish spiunit Sergei Skripal në Britani të Madhe.

Kongresistët  e SHBA kërkojnë sanksione shtesë për Rusinë

Kongresistët përkujtojnë se sanksionet shtesë nuk janë vendosur prej marsit 2018, edhe pse ligji i vitit 1991 parasheh se ato duhet të vendosen brenda tre muajve.

“Insistojmë që menjëherë të veproni dhe të kërkoni përgjegjësi të plotë nga Rusia për përdorim të armatimit kimik në Evropë”, ka deklaruar demokrati Eliot Engel.

Shtëpia e Bardhë për momentin nuk ka komentuar kërkesat e kongresistëve./Insajderi.com.