Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka dënuar aktin e djegies së veturës së nënkryetarit të Kuvendit, Sllavko Simiq.
Përmes një komunikate, Konjufca ka thënë se inkurajon organet e drejtësisë që sa më shpejt të gjenden autorët e këtij sulmi.
“Inkurajoj organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur sa më shpejt rastin dhe për të venë para përgjegjësisë ligjore autorët e tij”, thuhet në reagimin e kryetarit Konjufca.
Gjatë natës së mbrëmshme në Leposaviq i është djegur automjeti nënkreytarit të kuvendit, Simiq rreth orës 01:30. /Insajderi.com