Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, sot në emisionin “Debat Plus”, ka folur rreth marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Insajderi.
Ai ka treguar se si e mendon VV, zgjedhjen e presidentit, post ky i cili ka ngrirë raportet e këtyre dy partive, që në zgjedhjet e 6 tetorit dolën të parat.
Sipas VV-së, të gjitha partitë politike në vend, duhet të ulen dhe të bisedojnë për këtë post.
“LVV mendon që të gjitha subjektet politike të ulen dhe të vijnë te një president i cili Kosovës i bënë nder dhe në mënyrën më të mirë e përfaqëson unitetin e popullit të Kosovës”, është shprehur Konjufca./ Insajderi.com