Konjufca: Ekziston vetëm një parti opozitare, ajo është Vetëvendosje

Konjufca: Ekziston vetëm një parti opozitare, ajo është Vetëvendosje

Ish Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufac, ka folur rreth aktiviteteve që partia e tij Lëvizja Vetëvendosje po bën në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.

Konjufca në televizionin Syri TV, ka thënë se aktualisht në Kuvedin e Kosovës eskziston vetëm një parti opozitare, edhe ajo është Lëvizja Vetëvendosje.

Tutje, Konjufca ka thënë se partia tjetër opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, në fakt nuk është parti opozitare për faktin se ajo po i voton të gjitha projektligjet e qeverisë dhe gjithashtu po negocion për mundësinë e futjes në koalicion qeverisës.

Konjufca më pas ka folur edhe për organizimin e Vetëvendosjes, ku ka thënë se pandemia e ka dëmtuar pak VV-në edhe për faktin se filozofia e saj është kontakti me qytetarë, ndërsa pandemia e ka pamundësuar një gjë të tillë.

Për këtë arsye fokusi jon tash për tash është aktiviteti parlamentar duke demaskuar punën  e keqe të qeverisë./Insajderi.com