Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka dhënë një intervistë për prestigjiozen gjermane Süddeutsche Zeitung.
Konjfuca ka folur për problemet e shumta me Serbinë, për shtetet brenda BE që akoma s’e njohin pavarësinë e Kosovës dhe për diasporën shqiptare, shkruan Gazeta Insajderi.
Ministri Konjufca, po ashtu ka thënë se Ministria e Jashtme ka kaluar në një krizë të rëndë vitet e kaluara.
“Ka pasur një fushatë agresive të Serbisë, për të tërhequr njohjet e shteteve që kishin njohur pavarësinë. Prej tyre janë përfshirë 12 deri 15 shtete, të cilat shumica ndodhen në hapësirat e Paqësorit dhe në Afrikë”, është shprehur ai.
Tutje në këtë intervistë, Konjufca ka përmendur edhe heqjen e taksës 100% duke e zëvendësuar me reciprocitet.
“Ashtu si më parë ka tarifë të lartë për prodhimet serbe, si me asnjë vend tjetër. Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar, që së këtë ta zëvendësojmë më masën e reciprocitetit. Në anën tjetër, Serbia na bën probleme në shumë fusha, duke na e vështirësuar jetën, si për shembull, kur bëhet fjalë për njohjen e dokumenteve të Kosovës”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme, teksa është pyetur edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë rreth ndërtimit të rrugëve dhe hekurudhave.
“Kjo ka ardhur si iniciativë e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vijojë nën ombrellën e BE-së. Shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell, ka paralajmëruar që do ketë një përfaqësues të ri”, është përgjigjur për prestigjiozen gjermane Süddeutsche Zeitung, Glauk Konjufca./ Insajderi.com