Konjufca: Hashim Thaçi po gënjen

Konjufca: Hashim Thaçi po gënjen

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, (LVV), Glauk Konjufca ka thënë sot në Kuvendin e Kosovës se presidenti i vendit Hashim Thaçi është duke gënjyer në lidhje me deportimin e gylenistëve.

Në interpelancën për rastin e gylenistëve e thirrur nga grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Konjufca ndër tjera tha se “unë mendoj se njëri prej këtyre treve, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë duke gënjyer”.

“Njëri prej tyre që nuk është duke thënë të vërtetën dhe ai është Thaçi”, ka thënë Glauku.

Po ashtu Konjufca është shprehur se në rastin e gylenistëve Kosovës i kanë shkaktuar dy probleme të mëdha.

“E para dikush është bërë shkaktar që Kosova të rendit që i shkelin konventat më të njohura kombëtare për të drejtat e njeriut, e dyta aspekti i brendshëm kushtetues fatkeqësisht është shkelur e drejta kushtetuese në Kosovë, u shkel kushtetua se vdiq e drejta kushtetuese’, ka thënë Konjufca.

Konjufca po ashtu ka ironizuar edhe me kryeministrin Haradinaj duke thënë se javën e kaluar e ka mësuar që kryeministri ka televizor në shtëpi.

“Javën e kaluar mas shumti jam gëzu që e kom kuptu që kryeministri ka televizor në shpi edhe është informua për gjërat që po ndodhin në vendin e tij por shumë më mirë ish kanë me shku te presidenti Thaçipër mu informua fije për pe”, ka thënë Konjufca. /Insajderi.com