Konjufca: I nderuar që ia dorëzova Kushtetutën e Kosovës presidentes Osmani

Konjufca: I nderuar që ia dorëzova Kushtetutën e Kosovës presidentes Osmani

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili deri më sot po ushtronte detyrën e presidentit të vendit, i ka dorëzuar këtë detyrë presidentes së re, Vjosa Osmanit, njofton Insajderi.

Pas ceremonisë së pranimit të detyrës nga Osmani, Konjufca u shpreh se ndihet i nderuar që ia kaloi këtë post asaj.

Këtë deklaratë kryekuvendari Konjufca e dha me anë të një postimi në Facebook.

“I nderuar që sot ia dorëzova Kushtetutën e Republikës së Kosovës Presidentes znj. Vjosa Osmani-Sadriu me rastin e ceremonisë së pranimit të detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Konjufca ushtroi për një kohë shumë të shkurtë edhe detyrën e presidentit pasi mori atë kryeparlamentarit. /Insajderi.com