Konjufca: Ka qenë vetë Thaçi që ushtronte trysni për t’u bërë Specialja

Konjufca: Ka qenë vetë Thaçi që ushtronte trysni për t’u bërë Specialja

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është deklaruar për akuzat e ngritura ndaj presidentit, Hashim Thaçi e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, njofton Insajderi.

Konjufca ka thënë se kjo aktakuzë është e dëmshme për Kosovën, porse “ka qenë vetë Thaçi që ka ushtruar trysninë kryesore që kjo gjykatë të bëhet”.

“Ai i ka bindur deputetët që nuk e votuan njëherë gjykatën. Për shkak të presionit, që dihet botërisht se e ka bërë Thaçi, ata pastaj e kanë votuar”.

“Ne u thoshim edhe atëherë deputetëve të LDK-së e PDK-së se themelimi i gjykatës është dëmtues për Kosovën”.

Konjufca ka folur edhe për kryeministrin Hoti, ka thënë se nuk do të duhej as ai të shkojë në Uashington.

“S’di si shkon Hoti në dialog tash pas këtij zhvillimi”./Insajderi.com