Konjufca: Letra e Biden tregoi që Grenelli i’a mbajti anën Serbisë

Konjufca: Letra e Biden tregoi që Grenelli i’a mbajti anën Serbisë

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se në letrën e Biden shkruhet se “është me rëndësi të kthehet mbrpashtë politika e pabalancuar, qasja e Trumpit edhe e Grenelli”, njofton Insajderi.

Konjufca në emisionin Pressing  ka thënë se kjo i bie se Grenelli sa herë që ka ardhë në Kosovë ia ka mbajtur anën Serbisë.

“Me marrëveshjen e 4 shtatorit konsideroj që duhet të vendoset në dritën e një dokumenti shumë të rëndësishëm. Ka qenë shumë e frikshme qysh ka pas edhe lajme të rrejshme për atë letër të Bidenit duke e quajtur të pavertetë. Po e citoj, shkruan kështu:‘Është më rëndësi që të kthehet mbrpashtë politika e pabalancuar, qasja e Trumpit edhe e Grenellit’”, tha Konjufca.

“I bjen që qiky Grenelli sa herë ka ardhë këtu, i bjen fort ja ka majt anën Serbisë, qishtu duhet me u lexu letra e Bidenit. Qasja ka qenë e anshme, e pabalancuar i bjen e anëshme sipas mendimit tim” shtoi ai./Insajderi.com