Konjufca: Ministër nuk po të funksionon kuleta për buxhet, ec në shtëpi

Konjufca: Ministër nuk po të funksionon kuleta për buxhet, ec në shtëpi

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se nuk po arrijë të kuptojë se si kjo qeveri po kërkon votimin e buxhetit.

Sipas tij një qeveri që nuk di të menaxhojë me buxhetin duhet të shkojë në shpi.

Konjufca ka bërë të ditur se partia e tij nuk do ta votojë buxhetin për vitin 2019.

“Nuk mundesh me pagu popullin atëherë ec prej shpije.Kjo Qeveri shkon në shtëpi kur nuk e ki kapacitetin me i pagu qytetarët. Do me thanë unë rri nxeht në kolltuk edhe vazhdoj me hajni e korrupsion e ti ama votën për buxhetin.Nuk ka vota për këtë buxhet. Ministër nuk po të funksionon kuleta për buxhet, ec në shtëpi”, ka deklaruar Konjufca.