Konjufca ngushëllon për vdekjen e artistit Shaqir Hoti

Konjufca ngushëllon për vdekjen e artistit Shaqir Hoti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushlluar familjen Hoti, me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit dhe artistit të njohur Shaqir Hoti, njofton Insajderi.

Konjufca ka theksuar në një telegram ngushëllues se e priti me shumë pikëllim ndarjen nga jeta të Hotit, duke u drejtuar se është rritur me tingujt e tij të flautës që sipas tij ishte një frymëzim i brazave kundrejt trashëgimisë kulturore të popullit dhe do t’i jemi mirënjohës për opusin e begatë muzikor, që na e la trashëgim.

Ai ka shtuar se “Duart e arta të Bacës Shaqë punuan nga argjila edhe Okarinën mijëra vjeçare ilire e fryma e tij ringjalli zërin e këtij instrumenti autokton të paraardhësve tanë”.

“Bashkëndjejmë dhimbjen e madhe me familjen tuaj, miqtë, bashkëpunëtorët dhe mbarë komunitetin artistik, për humbjen e njeriut të dashur, kompozitorit, instrumentistit dhe mjeshtrit të rrallë të instrumenteve frymore tradicionale, qoftë i përhershëm kujtimi për të”, ka thënë ai. /Insajderi.com