Konjufca nuk i përmbahet udhëzimeve kundër koronavirusit

Konjufca nuk i përmbahet udhëzimeve kundër koronavirusit

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk iu ka përmbajtur udhëzimeve mbrojtëse kundër koronavirusit.

Në takim që ka mbajtur sot me ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani ka shtrënguar duart me njëri – tjetrin, shkruan Gazeta Insajderi.

“në një ambient jo rezident është pritur ambasadori i Japonisë, ku u falënderua për përkrahejn e tyre ndër vite dhe hapjen e ambasadës së Japonisë në Kosovë. Ambasadori më uroi pozitën e re dhe më ftoi për një vizitë në Japoni”, ka shkruar Konjufca në rrjetin e tij social, Twitter.

Këtij shkrimi Konjufca i ka mbështetur edhe fotografit ku shihet duek shtrënguar duart me ambasadorin Mizutani.

Ndërkohë që Qeveria e Kosovës ka marr masa parandaluese kundër koronavirusit në Kososë, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë thirrje që t’i shmangin sa më shumë shtrëngimet me duar, përqafimet dhe puthjet. /Insajderi.com