Konjufca paralajmëron padi për mediumin që shkroi se ai ka kërkuar nga BE të mos liberalizohen vizat

Konjufca paralajmëron padi për mediumin që shkroi se ai ka kërkuar nga BE të mos liberalizohen vizat

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me një lajm të publikuar nga portali “Indeksonline” sipas të cilit Shefi i Grupit Paralamentrat të VV-së Glauk Konjufca i kërkon BE-së të mos i heq vizat për Kosovën.

Në këtë reagim thuhet se Konjufca do ta paditë këtë mediumi për lajm të rrejshëm ndërkohë që kanë thënë se lajmi u publikua për të dëmtuar pjesëmarrjen në protestë.

“Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca do ta padisë portalin “Indeksonline” për lajmin e rrejshëm “Deputeti i Vetëvendosjes i kërkon BE-së të mos i heq vizat për Kosovën””.

“Ky lajm i publikuar në ditën e protestës, disa orë para se të fillojë, është bërë për ta dëmtuar pjesëmarrjen në protestë. Është lajm dashakeq për nga qëllimi dhe krejt i pavërtetë për nga përmbajtja”, thuhet në reagim.