RIP politikës

Konjufca për akuzat e Thaçit: Kjo është fazë e re – këtu vdes politika

Akuzat e fundit të Hashim Thaçit, Glauk Konjufca i ka quajtur krijim “i mendjes së tij kriminale”. Sipas Konjufcës, kjo është një fazë e re e eliminimit politik.

Konjufca për akuzat e Thaçit: Kjo është fazë e re – këtu vdes politika

Akuzat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të bëra në drejtim të Albin Kurtit e Glauk Konjufcës, se këta të dy e kane themeluar organizatën terroriste “Syri i Popullit”, Konjufca nuk i ka cilësuar thjesht si shpifje, por ka thënë se kjo është vepër penale dhe se me këto akuza tashmë Thaçi ka hyrë në një fazë të re të eliminimit politik, njofton Insajderi.

“Kjo nuk është veç shpifje, kjo është vepër e rëndë penale. Kjo është një fazë e re në politikën e Kosovës. Këtu vdes politika”, ka deklaruar Konjufca në RTV Dukagjini.

“Tendenca e tij është për eliminim politik. Ai është futur në fazën e eliminimit politik. Të deklarosh që jemi themelues të një organizate për vrasjen e njerëzve kjo është me qëllimin e vetëm për të eliminuar politikisht”.

Konjufca shtoi se Thaçi “nuk ka asnjë fakt, pos mendjes së tij kriminale”.