Konjufca për dialogun e udhëhequr nga Hoti: Vetëm keq mund t’i bëjnë Kosovës nëse vazhdojnë me këtë strategji

Konjufca për dialogun e udhëhequr nga Hoti: Vetëm keq mund t’i bëjnë Kosovës nëse vazhdojnë me këtë strategji

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka akuzuar Qeverinë e Avdullah Hotit për formën sesi po e zhvillon dialogun me Serbinë dhe mënyrën me të cilën e ka menaxhuar pandeminë, njofton Insajderi.

Në një konferencë për media të Lëvizjes Vetëvendosje, Konjufca, funksionarët e shtetit i ka quajtur “të papërgjegjshëm” dhe sipas tij, ata “vetëm keq mund t’i bëjnë Kosovës”.

“Kurrfarë dokumenti nuk ka ku kryeministri Hoti thotë se do të shkojë në negociata dhe tregon se ky është pozicioni im. Këta janë definitivisht politikanë të papërgjegjshëm fort. Për këtë arsye vetëm keq mund t’i bëjnë Kosovës nëse vazhdojnë më këtë strategji”, ka thënë Konjufca.

 

 “Marrëveshje që erdhi për shkak të njerëzve të papërgatitur”, Konjufca në 5 vjetorin e nënshkrimit të Asociacionit

Konjufca ka folur në këtë konferencë edhe për pesë vjetorin e nënshkrimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Për këtë të martën ka shkruar edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili mendon të njëjtën e asaj që e deklaroi, Glauk Konjufca në Konferencë për Qeverinë Hoti, që marrëveshja e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe erdhi “për shkak të njerëzve të papërgatitur dhe pa kërkesa ndaj Serbisë”.

Po ashtu, Konjufca, ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë duke e lidhur me “kriminalitet”.

“Shikojeni menaxhimin e pandemisë, kriminaliteti nuk po ndalet as në pandemi me këtë që kanë bërë me licencimin e laboratorëve, po shtyhen me bërryla kush të shkojë në dialog, po duan të shkojnë me mbyll marrëveshjen me Serbinë, kjo është fatale në këtë gjendje në të cilën ndodhemi të ketë kësi diskursi politik”, tha ai”, tha Konjufca. /Insajderi.com