Konjufca shpreson se njohja nga Sllovakia do të vijë pas thellimit të marrëdhënieve

Konjufca shpreson se njohja nga Sllovakia do të vijë pas thellimit të marrëdhënieve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim sot shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, njofton Insajderi.

Konjufca dhe Kostilnik në këtë takim diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit, me ç’rast kryeparlamentari shfaqi shpresën se në një të ardhme të afërt, zgjerimi i marrëdhënieve bilaterale do të kulmojë me njohje të Kosovës nga Sllovakia.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike, situatën me pandeminë, si dhe masat e ndërmarra për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.

Kostilnik e ka uruar Konjufcën për detyrën e re dhe konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Derisa Konjufca e falënderoi Kostilnik për urimin dhe shprehu interesimin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. /Insajderi.com