Konjufca takohet me ambasadorin amerikan, diskutohet zgjedhja e çështjes së Presidentit

Konjufca takohet me ambasadorin amerikan, diskutohet zgjedhja e çështjes së Presidentit

Presidenti në Detyrë, Glauk Konjufca, është takuar me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, ky i fundit përmendi rëndësinë që ka zgjedhja e Presidentit në mënyrë që të përmbyllet konstituimin i institucioneve.

Krye-parlamentari e u.d Presidentit, Konjufca, theksoi rëndësinë që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbështetjen e institucioneve të Kosovës.

Në një kumtesë të Presidentes theksohet se Konjufca ka falënderuar ambasadorin Kosnett dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhe partneritetin e vazhdueshëm me Republikën tonë.

Ndërsa, ambasadori amerikan uroi Konjufcën për detyrat që i mori, pasi u votua nga Kuvendi i Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian këmbëngulin që sa më shpejt të formohet institucioni i Presidentit. /Insajderi.com