fbpx

Konjufca: Thaçi pati paralajmëruar se mund të falen krimet e Serbisë

Konjufca: Thaçi pati paralajmëruar se mund të falen krimet e Serbisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka kujtuar  një deklaratë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi e që sipas tij Thaçi nuk e kishte përjashtuar mundësin e amnistimit të krimeve të luftës nga Serbia për kompromis.

Në Kuvendin e Kosovës, Konjufca ka thënë se Thaçi kishte thënë se mund të amnistohen krimet e luftës nga Serbia për një kompromis.

“Ky presidenti i juaj patë dhënë një deklaratë shumë interesante ka pas thanë që marrëveshja përfundimtare me Serbinë mundet me ndodh edhe duke i amnistuar krimet e luftës”.

“Me vesh të mi e kam dëgjuar, aq kompromise e aq marrëveshje historike sa që po bojka edhe me i amnistua krimet e luftës e me veshë të mi e kam dëgjuar. Janë deklaratat publike. Domethënë me përfshi në kompromis edhe krimet e luftës”, ka deklaruar Konjufca./Insajderi.com