Konjufca tregon pse u shkarkua kushëriri i Thaçit nga pozita në KEK

Konjufca tregon pse u shkarkua kushëriri i Thaçit nga pozita në KEK

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka komentuar shkarkimin e drejtorit të KEK-ut, Njazi Thaçi. Ai tha se kjo nuk u bë pse ai është i afërt i presidentit Thaçi, por për shkak që ka keqmenaxhuar me këtë ndërmarrje publike.

Ai ka thënë se nuk ka asgjë personale me Njazi Thaçin, madje tha se as nuk e njeh personalisht.

“Nuk kam asgjë personale me Njazi Thaçin. Nuk e kam parë kurrë live. E njoh prej portaleve. E dyta nuk kam thënë karrierën e tij politike, por publike”, ka thënë ai.

“Unë mendoj që Njazi Thaçit duhet me ia përfunduar karrierën publike dhe kjo u bë sot. Bordi i përkohshëm ka për detyrë t’ua ndërprejë angazhimin publik personave që kanë abuzuar me paranë publike”, tha Konjufca në TV Dukagjin.