Konjufca: UÇK-ja është braktisur nga të gjithë që nga shpallja e Pavarësisë

Konjufca: UÇK-ja është braktisur nga të gjithë që nga shpallja e Pavarësisë

Ish Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur rreth arrestimeve të fundit të bëra nga Gjykata Speciale në Organizatën e Veteranëve të Luftës, njofton Insajderi.

Konjufca në TV Dukagjini ka thënë se kjo që po u ndodh veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe së fundi krerëve të OVL-së, është edhe pasojë e veprimeve tona të dobëta karshi UÇK-së.

“Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, të gjithë ata që kanë qenë në pushtet UÇK-në e kanë braktisur”.

“As qeveria Thaçi I dhe II, as qeveria Mustafa, e as ajo e Haradinajt, nuk kanë bërë asgjë që të mbrohen vlerat e luftës, ku në dialog me Serbinë, qëndrimet e tyre kanë qenë shumë të dobëta”, ka vazhduar Konjufaca.

Më pas ai ka thënë se arrestimet e fundit dhe procesi i aktakuzave në përgjithësi, është produktet i atij votimi të Gjykatës Speciale gjatë gushtit të vitit 2015.

“Fajin kryesor pse u themelua kjo gjykatë, e ka Hashim Thaçi, duke bërë presion mbi deputetët e PDK-së”, ka përfunduar Konjufca./Insajderi.com