
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklarimet e Avdullah Hotit të LDK-së ku thotë se ”Vetëvendosje duhet të kërkojë falje për veprimet e dhunshme të bëra më parë”.
Konjufca në një konferencë për media, këto deklarime i ka quajtur naive dhe të pamatura, shkruan Klan Kosova.
Madje sipas tij deklaratat e Hotit, mund të përkeqësojnë bashkëpunimin në mes LDK-së e Vetëvendosjes.
Në konferencë Konjufca ka bërë të ditur që VV ka filluar të ftoh raportet me koalicionin LAA.