Konjufca: Vetëvendosje do t’i ketë 31 deputetë

Konjufca: Vetëvendosje do t’i ketë 31 deputetë

Tashmë është e sigurt që Lëvizja Vetëvendosje i ka 31 deputetë, tha nënkryetari i kësaj lëvizje, Glauk Konjufca.

Konjufca, në një intervistë për Radio Televizionin 21, ka thënë se teksa votat janë duke u numëruar po zvogëlohet edhe më shumë diferencames koalicionit PAN dhe Vetëvendosjes.

“Jemi duke luftuar për mandatin e 32-të, meqenëse sapo po numërohen votat, diferenca mes PAN-it dhe Lëvizjes Vetëvendosje po zvogëlohet, ndërkohë që diferenca mes Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes po rritet vazhdimisht”, tha Konjufca.

Numërimi përfundimtar i votave pritet të marrë fund pas dy javësh, sipas KQZ-së. /Insajderi.com