Konjufca vizitë në Shqipëri, nuk dihet nëse do të takohet me Ramën

Konjufca vizitë në Shqipëri, nuk dihet nëse do të takohet me Ramën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të qëndrojë sot për herë të parë në një vizitë zyrtare në Shqipëri pas marrjes së detyrës së kryeparlamentarit, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në agjendën e bërë publike nga ky institucion, gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta, kryekuvendari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, por nuk dihet se a do të takojë edhe kryeministrin Edi Rama.

Agjenda e vizitës:

10:05-11:15 Takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi

Vendi: Kryesia e Kuvendit

(Deklaratë për shtyp)

11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Vendi: Presidencë

12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha

Vendi: Selia e PD-së. /Insajderi.com