Konkurroni për blerjen e afër 7 hektarë tokë bujqësore në rajonin e Gjilanit

Konkurroni për blerjen e afër 7 hektarë tokë bujqësore në rajonin e Gjilanit

Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të konkurroni për t’u bërë pronar i parcelave të shumta në lokacione atraktive në rajonin e Gjilanit që ofrojnë mundësi të shkëlqyeshme për blerje dhe zhvillim të biznesit tuaj. Në valën e fundit të shitjeve të aseteve, janë tenderuar 11 asete që gjenden në rajonin e Gjilanit, përkatësisht ka asete që gjenden në Komunën e Gjilanit, në Komunën e Ferizajt, pastaj në Viti dhe në Komunë të Novobërdës, të gjitha këto prona shoqërorë të ndërmarrjeve shoqërore që i administron AKP.

Sipërfaqe të tokës rreth 3 hektar të ndara në dy tender të veçantë mund të bleni në fshatin Pojatë të Komunës së Ferizajt, në fshatin Rakaj ka gjithashtu të tenderuar tokë me afër 7 ari, afër 70 ari ofrohen në Budrigë të Epërme. Në qytetin e Vitisë janë të tenderuara si dy njësi të ndara rreth 35 ari tokë bujqësore në pronësi shoqërore, kurse në Gjilan afër qendrës së qytetit mund të bleni rreth 20 ari tokë, në një pozitë mjaftë atraktive. Po në Gjilan, në fshatin Stanishiq është për privatizim një sipërfaqe e tokës prej 1.5 hektar tokë e përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore, kurse në fshatin Cërnicë që është jo larg qytetit të Gjilanit mund të keni një tokë bujqësore prej 74 ari që është e përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë e aktivitete të tjera biznesore. Agjencia Kosovare e Privatizimit ka tenderuar në këtë valë të shitjeve të aseteve edhe dy objekte, një në Komogllavë të Ferizajt me sipërfaqe mbi 600 metra katrorë dhe një depo që është e përshtatshme për zhvillimin e biznesit që gjenden në fshatin Stanishor të Novobërdës me sipërfaqe prej 265 metra katrorë.

Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pronar të këtyre pronave shoqërore mund të aplikojnë me ofertat e tyre në valën e shitjeve nr. 44 që është i shpallur nga Agjencia e Privatizimit. Ofertat duhet të dorëzohen në zarfa të mbyllura në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë me datën 27 shkurt të këtij viti. Gjithë ceremonia e shitjes është e siguruar me transparencë të lartë dhe dorëzimi i ofertave si dhe publikimi i çmimeve transmetohen drejtpërdrejt përmes kamerave në internet dhe në media.

Për më shumë informata mund ta vizitoni web faqen: www.pak-ks.org.