Konkurset për institucionet e pavarura do të shpallen pas normalizimit të situatës nga koronavirusi

Konkurset për institucionet e pavarura do të shpallen pas normalizimit të situatës nga koronavirusi

Konkurset për institucionet e pavarura do të shpallen pas normalizimit të situatës me koronavirus. Kështu u vendos gjatë ditës së sotme.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me kryetarët e komisioneve parlamentare Fatmire Kollçaku, Driton Selmanaj dhe Rasim Demiri, ku është vendosur që shpallja e konkurseve të bëhet pas normalizimit të situatës me koronavirus.

Në takim u diskutua lidhur publikimin e konkurseve për pozitat e lira në disa prej institucioneve të pavarura, ku për to Kuvendi shpall konkursin dhe bën përzgjedhjen e kandidatëve.

Për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë së koronavirusit, si dhe përfundimit të kontratës me kompaninë e angazhuar nga Ambasada Britanike për monitorimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve, u vendos që shpallja e konkurseve të bëhet pas normalizimit të situatës.