Konservatorët braktisin Kujtim Gjuzin – Deputeti nuk ka votuar as për vete

Konservatorët braktisin Kujtim Gjuzin – Deputeti nuk ka votuar as për vete

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin zgjedhor të 30 qershorit. Por tabela e rezultateve ka nxjerr një fakt interesat, i paparë në zgjedhjet e shkuara.

Nga e gjithë renditja e tabelës përfundimtare, dy parti politike kanë marrë rezultatin më të ulët. Partia Kombëtare Konservatore Albania, me kryetar Kujtim Gjuzin sipas tabelës zyrtare të KQZ-së në 30 qershor ka fituar zero vota, raporton PANORAMA.

Pra kreu i kësaj partia përveçse është  braktisur nga konservatoret, duket se nuk ka votuar as për vetën e tij, ose e ka ‘shitur’ votën.

Kujtim Gjuzi është aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ai mori mandatin si kandidati i fundit në listën e Durrësit.

Ai në këto zgjedhje ishte renditur në fletën e votimit me numrin 33, por rezultati që ka marrë lë pa fjalë.

Në qëndrimet e tij ai flet për Grupin konservator, por nuk dihet se ku ishte ky grup në 30 qershor, që me gjasa e ka lënë në baltë deputetin dhe kryetarin e Partisë Kombëtare Konservatorë Albania.

Ndërkohë që rezultati tjetër më i dobët është i Partia për Liri Demokraci dhe Etikë, me kryetar Arian Galdinin.

Sipas tabelës së KQZ-së, Galdini ka marrë në gjithë Shqipërinë vetëm 7 vota./ Insajderi.com