Konstituohet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Konstituohet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Është konstituuar Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, i Kuvendit të Kosovës.

Kryetar i këtij Komisioni do të jetë Armend Muja, ndërsa anëtarë, Eman Rrahmani, Visar Korenica dhe Jeta Statovci nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamza dhe Mergim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Duda Balje nga Grupi Parlamentar Multietnik dhe Verica Ceranic nga Lista Serbe.

Kryetari i Komisionit ka thënë se shqyrtimi i raportit vjetor të Qeverisë do të jetë ndër raportet e para që do të shqyrtohen.

“Ky Komision shërben si komision i përhershëm sikurse edhe në aspektin e llogaridhënies në mbikëqyrje të institucioneve. Si Komision i përhershëm shqyrton të gjitha projektligjet që burojnë nga komisionet tjera dhe marrëveshjet ndërkombëtare që kanë implikime financiare. Ndarja buxhetore për RTK-në, raporti vjetor i Qeverisë, kërkesa e komunës së Mitrovicës për miratim të buxhetit, janë çështjet që do të merremi në vazhdim”, ka deklaruar ai./Insajderi.com