Konsullata në Frankfurt vë në dizpozicion numrin emergjent për shtetasit kosovarë

Konsullata në Frankfurt vë në dizpozicion numrin emergjent për shtetasit kosovarë

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt ka publikuar numrin kontaktues emergjent për shtetasit e Kosovës që jetojnë atje, njofton Inasajderi.

Sipas njoftimit, numri është në dispozicion 24 orë: +49 152 290 84 675.

Ata po ashtu kanë thënë se po e përcjellin me shqetësim të madh gjendjen e rënduar nga vërshimet në Gjermani.

“Bashkëndjejmë dhimbje me familjet e viktimave dhe lutemi që Gjermania mike të tejkalojë sa më parë këtë gjendje të rëndë!”, thuhet në njoftim.

Gjermania po vazhdon të merret me përmbytjet katastrofike që kanë marrë më shumë se njëqind jetë dhe shkatërruar ndërtesa të shumta banimi dhe komerciale./Insajderi.com