Konsumatori hero – një person i armatosur provon ta grabisë një market në Prishtinë, konsumatori e zmbrapsë duarthatë hajdutin (VIDEO)

Konsumatori hero – një person i armatosur provon ta grabisë një market në Prishtinë, konsumatori e zmbrapsë duarthatë hajdutin (VIDEO)

Një person i maskuar dhe i armatosur futet në një market në Prishtinë dhe drejton armën kah shitësi dhe tek disa konsumatorë që po blinin në atë kohë.

Pas vetëm pak sekondave, një nga konsumatorët që qëlloi në vendin e ngjarjes, e mësynë, duarthatë, hajdutin në tentativë.

I armatosuri me ta parë vërsuljen e konsumatorit, ulë armën e ikën me vrap.

Kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:40 në një lagje të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka dërguar edhe një raport rreth këtij rasti.

Ende nuk ka të arrestuar ndërsa policia njofton se “në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe nuk raportohet për të lënduar”.

E gjithë kjo ngjarje është kapur nga kamerat e sigurimit të vendosur në market.

Videoja më pas është shpërndarë nga një grup i quajtur “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë” në një llogari në Facebook.

Veprimi i konsumatorit është bërë viral dhe është shikuar e komentuar me qindra mijëra herë./Insajderi.com