Phillips: Rreth 1000 kosovarë pjesë e ISIS-it

Phillips: Rreth 1000 kosovarë pjesë e ISIS-it

Numri i kosovarëve që kanë luftuar si pjesë e organizatës terroriste ISIS mund të jetë shumë më i madh se sa kanë vlerësuar autoritetet vendase.

Kështu thotë David Phillps nga Instituti për Studime të të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia, sipas të cilit, numri mund të jetë trefish më i lartë se sa të dhënat e Qeverisë së Kosovës.

“Autoritetet na kanë dhënë një numër prej 300 kosovarësh, të cilët janë rreshtuar përkrah Shtetit Islamik. Kjo është e dhëna zyrtare. Në fakt, unë mendoj se numri është thelbësisht më i lartë, mbase 1,000,” ka thënë Phillips në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Ai po ashtu ka lënë fajtore qeverinë për numrin e madh të kosovarëve që ia mësyn luftërave.

“Numrat nuk janë të rëndësishëm, e rëndësishme është të theksohet mungesa e gatishmërisë nga ana e qeverisë në Kosovë për të krijuar mundësi punësimi, arsimimi, për t’u dhënë të rinjve në Kosovë shpresë dhe mundësi”, ka thënë ai./Insajderi