
Një person, shtetas i Maqedonisë së Veriut, është arrestuar të premten në Han të Elezit, nën dyshimin për tregti të ndaluar, njofton Insajderi.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në veturën e tij, janë gjetur epruveta për testë të COVID-19.
“PKK Hani Elezit 26.02.2021 – 10:10. Është arrestuar i dyshuar mashkull shtetas i Maqedonisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, me targa të Maqedonisë janë gjetur dhe konfiskuar 24 pako me epruveta për teste të covid 19, gjithsejtë 576 copë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com