Kontrata e Walker: Vjosa Osmani bisedon personalisht me ish-ambasadorin e OSBE-së

Kontrata e Walker: Vjosa Osmani bisedon personalisht me ish-ambasadorin e OSBE-së

Ushtruesja e Detyrës së Postit të Presidentit, Vjosa Osmani, ka biseduar me ish-ambasadorin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, William Walker. Për mundësinë e vazhdimit të kontratës së bashkëpunimit në mes kompanisë së tij këshilluese dhe presidencës së Kosovës.

Në njoftimin e presidentes thuhet se “Ata ranë dakord që të vazhdohet kultivimi i bashkëpunimit të ngushtë”.

Vjosa Osmani është akuzuar se ka “ndërprerë kontratën”, me vlerë shtatë mijë euro në muaj për ish-ambasadorin e OSBE-së.

Ajo shkroi në Facebook të enjten se “Nuk ka bërë shkëputje kontrate, por kontrata ka skaduar”.

“Z. Walker ka qenë një mik i devotshëm i popullit të Kosovës gjatë ditëve tona më të errëta dhe do të mbetet i tillë edhe tash e tutje”, vazhdoi kumtesa e zyrës së presidentes. /Insajderi.com