Konviktet mund të shndërrohen në spitale anti-COVID

Konviktet mund të shndërrohen në spitale anti-COVID

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, ka deklaruar se nëse merret vendim nga Qeveria e Kosovës që kjo qendër të rikthehet sërish si karantinë, janë të obliguar ta implimentojnë, njofton Insajderi.

Ndonëse janë të gatshëm për kthyerjen e Qendrës në karantinë, Sfishta thotë se për këtë çështje nuk kanë biseduar me askënd.

“Ne nuk e kemi këtë informacion, dhe nuk ka biseduar askush me neve, ne jemi një institucion i cili i përgjigjet Ministrisë së Arsimit dhe varësisht se çfarë vendimi merr Qeveria e Kosovën, ne jemi të obliguar ta implimentojmë dhe ta realizojmë”.

Qendra e Studentëve gjatë muajve të parë të përhapjes së pandemisë u shndërrua në karantinë, në të cilën karantinoheshin njerëzit që kanë ardhur në Kosovë për 14 ditë për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit. /Insajderi.com