Kopshti zoologjik i Tiger King Zoe Exotic është mbyllur përfundimisht

Kopshti zoologjik i Tiger King Zoe Exotic është mbyllur përfundimisht

Dokumentari origjinal i Netflix, Tiger King, tregon historinë e Joe Exotic dhe macave të tij të mëdhaja, grindjet e tij me  Carole Baskin dhe për të qenit në burg për 17 akuza për shkak të maltretimit të kafshëve dhe sepse ka paguar një vrasës për Baskin.

Që nga ajo kohë, kopshti zoologjik ka mbetur në duart e ish partnerit të biznesit Jeff Lowe, para muajit të fundit kur iu dha Baskin, sipas kërkesës së gjyqit, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Lowe tregoi sot se është duke e mbyllur këtë vend, duke përmendur faktin që organizata për mbrojtjen e kafshëve, Peta, ka luajtur një rol të madh në këtë aspkt.

“Fenomeni Tiger King ka ndryshuar jetërat tona në shumë mënyra,” shkroi ai në Facebook sot. “Na e ka përqëndruar vëmendjen më shumë se që kemi pasur nevojë dhe na ka bërë target për secilin budalla ose aktivist kafshësh në botë.”

Ndërsa zëdhënësja e Peta, Brittany Peet ka thënë; “Peta është duke u kujdesur që kafshët që kanë vuajtur në G.W. Zoo, të transferohen në një vend ku nuk ka nevojë për intervenim federal që një mace e sëmurë të marrë kujdes veterinar.”

Mirëpo kjo nuk është hera e fundit që kemi dëgjuar për këtë histori. Netflix ka siguruar të drejtat për të bërë një sezonë të dytë të serialit, të dramatizuar, kur Nicolas Cage do të ketë rolin kryesor./Insajderi.com