Korea e Veriut u përpoq të vidhte teknologjinë e vaksinës Pfizer

Korea e Veriut u përpoq të vidhte teknologjinë e vaksinës Pfizer

Hakerët e Koresë së Veriut u përpoqën të hynin në sistemet kompjuterike të ndërmarrjes farmaceutike Pfizer për informacione mbi një vaksinë të Coronavirusit, sipas një ligjvënësi të Koresë së Jugut dhe raporteve të shumta, njofton Fox News, transmeton Insajderi.

Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Seulit “na informoi se Koreja e Veriut u përpoq të merrte teknologji që përfshinte vaksinën Covid dhe trajtimin duke përdorur luftën kibernetike për të sulmuar Pfizer”, tha anëtari i Parlamentit Ha Tae-keung pas një dëgjese me dyer të mbyllura, sipas Agence France-Presse.

Përpjekja e raportuar nga Koreja e Veriut, megjithëse e guximshme, nuk është aq e habitshme.

Ekspertët e sigurisë së Kombeve të Bashkuara kohët e fundit zbuluan se hakerat e Koresë së Veriut vodhën rreth 316 milion dollarë për të përmirësuar armët e saj bërthamore dhe raketat balistike. /Insajderi.com