Koreja e Veriut shton aktivitetin në objektin e provave bërthamore

Koreja e Veriut shton aktivitetin në objektin e provave bërthamore

Sipas një raporti të një instituti kërkimor amerikan, shtimi i veprimtarive në qendrën kryesore bërthamore të Koresë së Veriut gjatë ditëve të fundit mund të nënkuptojë se vendi është në përgatitjet përfundimtare për një provë të gjashtë bërthamore.

38 North, një faqe elektronike e një organizate hulumtuese amerikane, publikoi fotografi të qendrës së provave bërthamore Punggye-ri të marra në datën 28 mars që tregojnë makina që lëvizin përreth zonës dhe ujë që pompohet nga një tunel me sa duket për të mbajtur të thata pajisjet monitoruese dhe ato të komunikimit.

Në një deklaratë të publikuar së bashku me fotografitë, grupi thtoë se aktiviteti “është në përputhje me raportet paraprake” megjithëse vë në dukje një numër më të madh njerëzish “që qëndrojnë në formacione” në zonën administrative të bazës.

Në deklaratë thuhet, “Një grumbullim i tillë nuk është parë që nga 4 janari i vitit 2013, që u pasua nga një provë bërthamore më 12 shkurt”.